Spanja i jep fund rekordit të pamposhtur të Italisë, Chiellini ngushëllon ekipin

Spanja i jep fund rekordit të pamposhtur të Italisë, Chiellini ngushëllon ekipin

09:36, 07/10/2021

Italia pësoi humbjen e parë në 37 ndeshje, një rekord botëror që zgjati dy vjet dhe përfshiu fitoren në Euro 2020.

Spanja, ndërkohë, do të  të përballet me Francën ose Belgjikën në finalen e Ligës së Kombeve, por kapiteni i Azzurri, Giorgio Chiellini u përpoq ta shihte me pozitivitet këtë fatkeqësi.

"Ashtë për të ardhur keq që humbja erdhi në Milano, por asgjë nuk përfundon këtu," tha Chiellini.

“Ashtë një fazë e nevojshme në procesin e rritjes për një ekip që mund të bëjë akoma më mirë. Ne e dinim që ishte një ndeshje e vështirë, ne bëmë thirrje për durim dhe mendje të qarta, ndonjëherë ju duhet të pranoni se kundërshtimi është një ekip shumë i fortë që ju shkakton probleme” përfundoi mbrojtësi italian.

Kjo ndeshje ishe një episod i pakëndshëm për italianët të cilët e doni shumë fitoren kundër spanjollëve , si një hakmarrje për Kampionatin Evropian në vitin 2012  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco