Futbollistet femra të Venezuelës akuzojnë ish-trajnerin për ngacmim seksual

Futbollistet femra të Venezuelës akuzojnë ish-trajnerin për ngacmim seksual

17:02, 06/10/2021

Njëzet e katër futbollistet e Kombëtares venezueliane të femrave, kanë zbuluar fytyrën e vërtetë të ish-trajnerit Kenneth Zseremeta përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ato akuzuan trajnerin 55-vjeçar për ngacmim seksual dhe e përshkruan atë si një "përbindësh" të vërtetë, njoftoi agjencia franceze e lajmeve AFP.

"Vitin e kaluar, një shoqe e skuadrës e pranoi se Zseremeta e abuzoi seksualisht kur ishte vetëm 14 vjeç," shkruan lojtaret venezueliane në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga sulmuesja e Atletico Madrid, Deyna Castellanos.

"Ne vendosëm të thyejmë heshtjen dhe të zbulojmë fytyrën e vërtetë të ish-trajnerit, i cili abuzoi fizikisht dhe mendërisht me lojtaret gjatë periudhës kur drejtoi kombëtaren tonë", shkruan futbollistet venezuelianë për ish-trajnerin tani 55-vjeçar, duke shtuar se shumë prej vajzave e pranuan se ishin abuzuar dhe shantazhuar nga Zseremeta

Image

Futbollistet venezueliane zbuluan se federata e vendit të tyre e dinte për veprimet e ish -trajnerit, por nuk merrte masa, kështu që tani po i kërkojnë Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Federatës së Futbollit të Amerikës së Jugut (Conmebol) dhe të gjitha federatave të tjera kombëtare që të mos e marrin ish-trajnerin e tyre në punë.

Zseremeta, i lindur në Panama, i cili ka dhe pasaportë venezueliane, ishte pӕrzgjedhës i kombëtares venezueliane midis viteve 2008 dhe 2017. Ai më pas shkoi në Republikën Domenikane, dhe që nga viti i kaluar ishte trajner i ekipit kombëtar të femrave panameze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco