Arturo Vidal, nuk iu ndahet telasheve. Mesfushori kilian është bërë qesharak në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një video të publikuar së fundmi nga “La Gazzeta dello Sport”, ku shihet futbollisti i Interit, i dehur.
Në fakt video daton më 18 gusht, pra rreth 2 muaj më para.
Në një gjendje tepër të rënduar, për shkak të alkoolit, Vidal shihet në video, teksa bën veprime të çuditshme, duke lënë nam në mes të rrugës.
Kiliani njihet si përdorues i alkoolit. Gjatë verës së vitit 2015 kur luante për Juven, ai u përfshi në një aksident të rëndë si pasojë e pijes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: