Kombëtarja e Italisë do të luajë sot me Spanjën në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Ky duel do të luhet në stadiumin “San Siro” në orën 20:45.
Federata e Futbollit të Italisë ka zbuluar fanellat speciale që do t’i përdorin në ndeshjet e këtij kompeticioni.
Bëhet fjalë për gjysmëfinalen ndaj Spanjës dhe nëse arrijnë kalimin në finale, ku do të përballen me Francën ose Belgjikën.
Këto fanella janë prodhuar nga brendi i njohur ‘Puma’, teksa “Azzurët” do t’i përdorin ato vetëm në këto duele të Ligës së Kombeve.
Ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini është i pamposhtur në 37 ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë këtë seri e të fitojnë trofeun e “Nations League”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: