Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi, ishte heroi i Shefield Wednesday në triumfin që skuadra angleze arriti në transfertë ndaj Mansfield, në sfidën e vlefshme për EFL Trophy.
Kamberi u aktivizua titullar në këtë përballje, teksa në minutën e 90-të gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhuruar një triumf të artë skuadrës së tij.
Ky ishte goli i dytë i Kamberit, me fanellën e Shefield.
Sulmuesi u transferua në merkaton e verës nga skocezët e Aberdinit, tek ekipi që militon në ligën e tretë angleze.
Për sa i përket Kombëtares, vlen të theksohet se Kamberi u grumbullua nga Reja në ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë, San Marinos dhe Andorrës, por nuk arriti të luante asnjë minutë.
Duke parë organikën e mbipopulluar në ofensivë 26-vjeçari është lënë në hije dhe momentalisht del si një i tepërt.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: