VIDEO/ Gati për në ring, Khabib Nurmagomedov 'sfidon' Ronaldon

VIDEO/ Gati për në ring, Khabib Nurmagomedov 'sfidon' Ronaldon

20:19, 05/10/2021

Ish -luftëtari i UFC, Khabib Nurmagomedov ishte mysafir në “Old Trafford në ndeshjen midis Manchester United dhe Everton (1: 1).

Kampioni nga Dagestani ndodhej në “Teatrin e Ëndrrave” me ftesë të Cristiano Ronaldos. Së fundmi, Khabib ka postuar një video të "përballjes" me tyre para ndeshjes, teksa i ka dërguar një mesazh portugezit.

Dihet që Khabib është mik i madh i Ronaldos që nga periudha kur CR7 luante për Real Madridin dhe takimi i tyre ishte mjaft entuziast, duke gjykuar nga fotot dhe videot që luftëtari postoi në Instagram.

"Ai është më i miri i të gjitha kohërave, vazhdoni të punoni kampion. Ju frymëzoni miliona njerëz në të gjithë botën," shkroi Khabib në një përshkrim të postimit.

 

 

Khabib gjithashtu mori dhuratë fanellën e United me numrin e famshëm shtatë gjatë vizitës së tij në "Old Trafford", teksa mikpritësit i bënë një nder të madh duke i shkruar emrin në fanellë.

Gjithashtu, ndërsa shijonte ndeshjen, Khbib pati një shans të fliste me të madhin Alex Ferguson, duke zbuluar se skocezi madje e ftoi për një gotë verë, por se ai e refuzoi ftesën për arsye fetare.

Luftëtari rus i pamposhtur ka qenë gjithmonë tifoz i futbollit dhe përveç Cristiano Ronaldos ai ka miq edhe Karim Benzema dhe Zlatan Ibrahimovic. Ai njihet si tifoz i zjarrtë i Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco