E nënshkruar nga 'Pleshti'/ Del në ankand karta e anëtarësisë së Messi-t kur ishte fëmijë

E nënshkruar nga 'Pleshti'/ Del në ankand karta e anëtarësisë së Messi-t kur ishte fëmijë

17:37, 05/10/2021

Lionel Messi ka firmosur me mijëra autografe gjatë karrierës së tij legjendare në futboll. Por a do të donit ta bënit tuajën një prej të parave të nënshkruar nga sulmuesi argjentinas? Epo me një llogari bankare të lartë, mund të bëhet e juaja, pasi një ankand është hapur me një të tillë.

Para se të transferohej në Barcelonë (672 gola), Messi ishte pjesë e skuadrës së Newell's Old Boys midis moshës 8 dhe 12 vjeç.

Së fundmi, shtëpia e ankandeve “Goldin Auctions’ ka publikuar një kartë anëtarësie, më shumë se 20-vjeçare, e cila më parë ishte në pronësi të Messit.

Beckett, një nga ekspertët më të mëdhenj, publikoi dokumentin autentik, ku në anën e pasme, Messi, shkroi emrin e tij me gërma të mëdha.

Duke pasur parasysh se periudha e lëshimit të këtij dokumenti është midis 1995 dhe 2000, ky është sigurisht një nga nënshkrimet më të hershme të dokumentuara të Lionel Messit, i cili sigurisht ka një vlerë të çmuar.

Messi nuk është i vetmi futbollist profesionist që ka dalë nga Newell's Old Boys, pasi pjesë e saj kanë qenë lojtarë si Abel Balbo, Jorge Valdano dhe Gabriel Batistuta.

Çmimi fillestar i kartës  është 10,000 dollarë, teksa ankandi mbyllet më 23 tetor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco