Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dy Hernandez, dy yje dhe dy vëllezër për Francën

Dy Hernandez, dy yje dhe dy vëllezër për Francën

16:51, 05/10/2021

Vëllezërit Hernandez më në fund bashkë në kombëtaren franceze. Lucas që luan me Bayernin e Mynihut dhe Theo, që është pjesë e Milanit në Itali, janë grumbulluar që të dy nga Didier Deschamps për fazën finale të Nations League, kompeticion të cilin “gjelat” duan ta fitojnë për herë të parë në histori.

Nga grumbullimi me përfaqësuesen, vëllezërit Hernandez kanë dhënë një intervistë, ku kanë zbuluar emocionet e të qenit të dy bashkë te Franca, si dhe vështirësitë e kaluara për të arritur në nivele të tilla.

“Kur isha i vogël ëndërroja të luaja futboll profesionist dhe të vishja fanellën e Francës, megjithatë nuk e kisha menduar kurrë që do ta bënim këtë të dy, bashkë me Lucas-in në të njëjtën kohë. Shpresoj që të argëtohemi, jo vetëm me të, por me të gjithë familjen”, u shpreh Lucas, që është tashmë “veteran” në përfaqësuese.

“Mamaja jonë do të jetë e lumtur të na shikojë të dyve në fushë, por tani të përqendrohemi te objektivi me Francën”, u tha Theo, që grumbullohet për herë të dytë nga Deschamps, por në shtator nuk gjeti aty për arsye dëmtimi vëllanë e tij të madh, Lucasin.

Të dy së bashku pranuan se është një krenari dhe kënaqësi e pamasë që do të mund të veshin në të njëjtën kohë fanellën e “gjelave” dhe premtuan se do të japin maksimumin për të ndihmuar “Blutë” e drejtuar nga Deschamps.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco