Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Martinez: Kjo gjeneratë e meriton një titull, nuk e kam menduar...

Martinez: Kjo gjeneratë e meriton një titull, nuk e kam menduar...

16:22, 05/10/2021

Belgjika sfidon Francën të enjten në mbrëmje në “Allianz Stadium” në Torino, takim i vlefshëm për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve.

Së fundmi, trajneri i kombëtares belge, Roberto Martinez ka dhënë një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS” ku konfirmoi objektivin për të fituar këtë trofe.

“Pyes veten gjithmonë si ka mundësi që një vend me 11 milionë banorë, të prodhojë lojtarë kaq të ndryshëm. Aktualisht është një gjeneratë speciale, me lojtarë si Lukaku, Hazard, De Bruyne, Courtois etj., të cilët e meritojnë patjetër të fitojnë një titull. Aktualisht të gjithë po shkëlqejnë në klubet përkatëse dhe janë më të mirët në botë, në rolet e tyre, përveç Hazard që po vuan disi te Reali, por shumë shpejt do të nxjerrë edhe ai në pah cilësitë e tij”, u shpreh trajneri spanjoll.

Tekniku katalan ka kontratë e Belgjikën deri në fund të Botërorit Katar 2022 dhe është i përqendruar maksimalisht të fitojë trofe me “djajtë e kuq të Europës”, pavarësisht zërave të merkatos, që e kanë evidentuar si një kandidat për t’u ulur në pankinën e Barcelonës.

“Nuk kam menduar asnjëherë për mundësinë e uljes në pankinën e Barcelonës. Luajmë fazën finale të Nations League me Belgjikën dhe dua ta fitoj, ndaj jam maksimalisht i përqendruar këtu”, u shpreh Martinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco