Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjigantët Evropian në luftë me njëri-tjetrin, mesfushori përballë zgjedhjes së vështirë

Gjigantët Evropian në luftë me njëri-tjetrin, mesfushori përballë zgjedhjes së vështirë

13:51, 05/10/2021

Marcelo Brozovic kërkohet nga tre ekipe elitare, Manchester United është një ndër tre klubet e mëdha që e duan mesfushorin e Interit.

Klubi anglez e do me patjetër një mesfushor gjatë verës, ngaqë thuhet se Ole Gunnar Solskjaer nuk është i kënaqur.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjiganti i "Premier Ligës" është i interesuar për të transferuar Brozovicin.

28-vjeçari vazhdon të jetë ndër lojtarët kyç në “San Siro”, por në fund të sezonit do jetë agjent i lirë dhe në janar ka të drejtë të nënshkruajë parakontratë.

Derisa Inter provon ta bindë për rinovim, Brozovic ka disa opsione për vitin tjetër.

Përpos Manchester United, Totteham dhe PSG gjithashtu janë të interesuar për lojtarin

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco