Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nedim Bajrami: Kam shënuar 2 gola në Serie A, shpresoj ta bëj 'sefte’ me Kombëtaren

Nedim Bajrami: Kam shënuar 2 gola në Serie A, shpresoj ta bëj 'sefte’ me Kombëtaren

13:52, 05/10/2021

Fantazisti i Empolit, Nedim Bajrami, i cili debutoi një muaj më parë me Kombëtaren shqiptare, pikërisht ndaj Hungarisë, po ndaj hungarezëve do të kërkojë edhe golin e tij të parë kuqezi.

Në konferencën e sotme për shtyp, mesfushori i Kombëtares deklaroi: “E dimë që do të jetë shumë e vështirë ndaj Hungarisë, por futemi me besim, pasi kemi fituar dy ndeshjet e fundit. Duhet ta përgatisim lojën shumë mirë, për të marrë maksimumin në këtë ndeshje. Kam shënuar dy gola në Itali, ndërsa këtu shpresoj që ta gjej këtë herë rrjetën, por më e rëndësishme është të bëjmë mirë e të fitojmë.

Tek Empoli ndihem shumë mirë dhe është akoma më mirë që jemi tre shqiptarë. Unë dhe Ismajli jemi tani në Kombëtare, ndaj shpresoj që shumë shpejt të vijë edhe Asllani. Tek Empoli kam më pak detyra taktike, ndërsa këtu kam folur me trajnerin Reja, që më ka kërkuar të përmirësohem më shumë sidomos në lojën pa top”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco