Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lenjani i merr ndeshjet me radhë: Të fitojmë në Hungari, më pas të mendojmë për Poloninë

Lenjani i merr ndeshjet me radhë: Të fitojmë në Hungari, më pas të mendojmë për Poloninë

13:42, 05/10/2021

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Emir Lenjani, doli sot në konferencë për shtyp për të folur për dy sfidat e rëndësishme të kuqezinjve me Hungarinë dhe Poloninë.

Skuadra e drejtuar nga Edi Reja do të luajë të shtunën në Budapest ndaj hungarezëve dhe të martën e ardhshme (12 tetor) kundër polakëve në “Air Albania”.

Lenjani deklaroi: Ndjehemi mjaft mirë dhe mendojmë për ndeshjen me Hungarinë. Është shumë e rëndësishme për ne. Do bazohemi te forca jonë dhe shpresojmë të na ecë loja mbarë.

Duhet të fokusohemi te Hungaria. E dimë që kemi kualitete individuale dhe si ekip. Të shfrytëzojmë kualitetet që kemi për të fituar në Hungari dhe më pas të mendojmë për Poloninë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco