Perez konfirmon lajmin, ja kur do zgjidhet e ardhmja e Mbappe

Perez konfirmon lajmin, ja kur do zgjidhet e ardhmja e Mbappe

13:15, 05/10/2021

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka dhënë disa detaje për të ardhmen e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Francezi kërkoi largimin verën e kaluar dhe donte t’i bashkohej Realit, por oferta e skuadrës spanjolle me vlerë 180 milionë euro u refuzua nga PSG.

Perez ka dhënë intervistë për “El Debate”, ku edhe konfirmoi që e ardhmja e Mbappes zgjidhet në janar.

“Në janar do kemi disa lajme të reja për Mbappe”.

“Shpresojmë që me 1 janar, situata e Kylian Mbappe do jetë plotësisht e zgjidhur”, tha fillimisht ai.

Ndërkohë, tutje Perez foli edhe për fitimet gjatë pandemisë së COVID-19.

“Kemi shkuar nga fitimi i 900 milionë eurove në vetëm 600 milionë euro. Stadiumi i ri do na ndihmojë të rinovojë klubin, por do duhen tre vite për të rikthyer vlerat që kishim para pandemisë”.

“Kemi mbi 300 milionë tifozë në rrjetet sociale. Kemi tifozë sa çdo skuadër e NBA, vetëm Los Angeles Lakers dhe Chicago Bulls kanë më shumë”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco