Dybala rinovon kontratën, marrëveshja e re bind futbollistin

Dybala rinovon kontratën, marrëveshja e re bind futbollistin

10:29, 05/10/2021

Juventus thuhet se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Paulo Dybala për katër vitet e ardhshme.

Sipas "Gazzetta dello Sport', me largimin e Jorge Antun, Dybala dhe Juventus kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Marrëveshja e re do jetë deri në vitin 2025 që vlen 10 milionë euro përfshirë bonuset dhe mund të nënshkruhet para ndeshjes me Romën me 17 tetor.

“Bianconerët” nuk mund të ofrojnë më shumë se 8 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse, shkaku i buxhetit, derisa paga e Dybalas mund të arrijë në 9 milionë euro nëse në dy vitet e ardhshme i arrin objektivat.

E vetmja gjë që mungon është nënshkrimi i argjentinasit, ku me kontratën e re do ndikojë të jetë se paku një dekadë në Torino.

Dybala arriti nga Palermo në vitin 2015 dhe refuzoi kalimin te Manchester United dhe Tottenham në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco