Trajneri i Polonisë përballet me kritikat, injoroi kampionatin

Trajneri i Polonisë përballet me kritikat, injoroi kampionatin

08:53, 05/10/2021

Paulo Sousa duket se po përballet te Polonia me të njëjtat probleme me të cilat përballet edhe Edi Reja shpesh në vendin tonë.

Trajneri i përfaqësueses së Polonisë, rivale e Shqipërisë në grupin e kualifikueseve të Botërorit dhe një nga kundërshtarët e ndeshjeve të tetorit, është akuzuar së fundmi se injoron kampionatin vendas.

Ai shpesh shihet duke ndjekur ndeshje në kampionatet prestigjioze në Europë, por jo në kampionatin polak.

Tekniku portugez nuk ndoqi as ndeshjet e Legias së Varshavës në Europë dhe kjo bëri që atij t’i kundërviheshin tifozët në Poloni.

“Unë përsëris gjithmonë të njëjtën përgjigje. Shumica e lojtarëve luajnë jashtë Polonisë. Kam parë shumë ndeshje në vend kur fillova punën sepse nuk mund të udhëtoja si tani. Ka mjaft njerëz në stafin tim për të ndjekur ndeshjet në të gjithë botën dhe lojtarët që kanë një shans për të luajtur për ekipin kombëtar.

Unë pashë të gjitha ndeshjet që mund t’i shikoja drejtpërdrejt. Nuk mund të jem kudo. Ne kemi kapacitetin teknik për të qenë të azhornuar me lojën e të gjithë lojtarëve që mund të ndihmojnë ekipin tani dhe në të ardhmen”, ishin fjalët e Paulo Sousa para gazetarëve, i ngacmuar rreth kësaj teme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco