Ranieri drejtë rikthimit në Premier League, tenton të bëjë edhe një herë të pamundurën

Ranieri drejtë rikthimit në Premier League, tenton të bëjë edhe një herë të pamundurën

17:29, 03/10/2021

Claudio Ranieri vetëm një hap larg rikthimit në Premier League. Trajneri italian, i cili fitoi titullin me modestët e Leicester në sezonin 2015-2016 është aktualisht i papunë, megjithatë së fundi ka marrë një telefonatë nga Watfordi dhe është shumë pranë rikthimit në Angli.

Klubi anglez shkarkoi paraditen e sotme trajnerin Xisco Munoz, pasi arriti të grumbullojë vetëm 7 pikë në po kaq javë dhe ka vendosur t’ia besojë pankinën pikërisht italianit me eksperiencë të madhe.

Claudio Ranieri pritet të mbërrijë pasditen e sotme në Londër, për të sistemuar detajet e bashkëpunimit me drejtuesit e Watford dhe nga nesër të bëjë prezantimin zyrtar e të nisë punën në fushën e stërvitjes.

Italiani që pas pak ditësh do të festojë ditëlindjen e 70, është një njohës mjaft i mirë i futbollit anglez, pasi ka drejtuar më herët skuadra si Chelsea, Leicester, me të cilët u shpall kampion dhe Fulham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco