Ditën e sotme, në orën 17:30, do të luhet Liverpool-Manchester City, sfidë e vlefshme për javën e 7-të në premier League.
Një ndeshje e madhe që mund të jetë ndezur para se skuadrat të zbresin në fushë nga deklaratat e Dirk Kuyt, ish-sulmuesi i Të Kuqve.
Holandezi ka kritikuar hapur Jack Grealish, mesfushori i blerë nga City këtë verë për një shumë marramendëse.
“Grealish është paguar 100 milionë sterlina nga Manchester City. Një shifër tri herë më e lartë se vlera e tij e vërtetë”, ka thënë holandezi për Mirror.
Gjatë intervistës, Kuyt ka shpjeguar se rasti i Grealish nuk është i izoluar dhe se në përgjithësi të gjitha operacionet e merkatos kanë shifra të ekzagjeruara.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: