VIDEO/ Përplasja me portierin e la me pasoja, mbrojtësi i Arsenal kërkon dhëmbin në fushë

VIDEO/ Përplasja me portierin e la me pasoja, mbrojtësi i Arsenal kërkon dhëmbin në fushë

10:53, 03/10/2021

Mbrojtësi i Arsenalit Gabriel Magalhaes iu desh të kthehej sërish në fushë pas ndeshjes me Brighton (0-0).

Mediat në Angli bëjnë të ditur se mbrojtësi i (Topçinjëve) mbeti pa njërin dhëmb pas duelit me kapitenin kundërshtar Lewis Dunk dhe portierin Robert Sanchez.

Më pas, Magalhaes vrapoi në drejtim të stolit dhe i dorëzoi një pjesë të dhëmbit të dëmtuar njërit prej antarëve të stafit të Arsenalit. Edhe pse kishte reshje të mëdha shiu, ai u kthye sërish në fushë për të kërkuar për pjesën tjetër të dhëmbit

Ende nuk dihet nëse futbollisti i Arsenal arriti ta gjente atë që po kërkonte.

Interesante, kjo nuk është hera e parë që Gabriel ka humbur njërin nga dhëmbët, dhe madje edhe më interesante, kjo i ka ndodhur kundër Brighton, në maj të këtij viti në ndeshjen e fundit të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco