Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Nuk i del intati me Koeman, Suarez 'thumbon' trajnerin holandez

VIDEO/ Nuk i del intati me Koeman, Suarez 'thumbon' trajnerin holandez

08:37, 03/10/2021

Luis Suarez ishte një ndër më të mirë në fushë për Atletico Madrid në fitoren 2-0 kundër Barcelonës.

Sulmuesi uruguaian ishte dhuroi asistin për golin e Lemar që kaloi në avantazh madrilenët e më pas shënoi vetë të dytin, duke vulosur suksesin 2-0 të skuadrës së tij.

Një fitore e cila do të thotë shumë për të, pasi u duk si një hakmarrje personale ndaj Ronald Koeman. Për të gjithë, nuk ishte rastësi që Suarez festoi këtë gol të tijin me një “telefonatë”, duke parë nga tribuna, një mesazh i qartë për teknikun holandez i cili po ndiqte nga aty ndeshjen pasi ishte i pezulluar për këtë sfidë.

Suarez i referohej telefonatës së famshme të verës së vitit 2020. Kur Koeman u emërua në stolin e Barcelonës, një ndër gjërat e para që bëri ishte të telefononte uruguaianin personalisht dhe t’i tregonte që nuk bënte pjesë në planet e tij dhe duhej të kërkonte një ekip tjetër  pasi as nuk do të stërvitej me skuadrën e parë. Sulmuesi përfundoi te Atletico duke qenë vendimtar me këtë skuadër dhe duke fituar titullin kampion, ndërsa kriza te Barcelona nuk ka fund, me projektin e Koeman që ka dështuar shumë keq.

I pyetur pas sfidës për këtë festim, Suarez u mundua të evitonte polemikën, por nuk munguan thumbimet. “Ishte që njerëzit ta dinë që kam të njëjtin numër dhe vazhdoj të përdor telefonin… Për Koeman? Jo, jo, por nëse e keni për zemër… Ishte një gjë që e vendosëm me fëmijët e mi”, tha Suarez pas duelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco