Trajneri i Spanjës ‘kërcënon’ Italinë: I ka ardhur koha për të humbur

Trajneri i Spanjës ‘kërcënon’ Italinë: I ka ardhur koha për të humbur

17:42, 30/09/2021

Vetëm pak muaj pas eliminimit në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian, Spanja do të ketë mundësinë të hakmerret ndaj Italisë, në një tjetër gjysmëfinale, por këtë herë atë të Nations League, që do të luhet mbrëmjen e 6 tetorit, në mitikun milanez “San Siro”.

“Furia Roja” bëri një ndeshje mjaft të mirë ndaj të kaltërve, duke dominuar takimin, por në fund nuk shkoi përtej barazimit 1-1 dhe u eliminua pas ekzekutimit të 11-metërshave, ndërsa pas këtij suksesi, Italisë iu hap udha për të ngritur lart trofeun e shumëlakmuar.

Trajneri Luis Enrique vlerësoi maksimalisht “të kaltrit” e Mancinit, që prej vitesh kanë harruar shijen e humbjes, megjithatë theksoi se dita që Italia të rikthehet te disfata nuk është shumë e largët, duke e paralajmëruar për përballjen direkte.

“Italia është në formë mjaft të mirë, pasi ka fituar Europianin me meritë dhe ka zgjatur serinë e pathyeshmërisë. Megjithatë siç e thotë psikologu ynë, nuk është e largët dita kur do të humbë. Në Europian bëmë mjaft mirë, por nuk ia dolëm të kualifikohemi. Jemi dy skuadra me stil të ngjashëm loje, ndaj shpresoj që të përsëritim një tjetër ndeshje të bukur në Milano”, u shpreh trajneri spanjoll.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco