Tifozët parisien po e prisnin me padurim golin e parë të Lionel Messit në fanellën e PSG -së. Goli erdhi të martën në mbrëmje në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City (2-0) pas njësh – dyshit me Kylian Mbappe. Një gol që ka marrë vlerësim edhe nga UEFA.
Këtë të enjte, UEFA e ka përzgjedhur golin e Messit si më të bukurin e javës së dytë të fazës së grupeve.
Messi fitoi përballë golave të Sebastien Thill, Alex Telles dhe Antoine Griezmann. Numri 30 i Paris Saint-Germain zhvilloi një paraqitje dinjitoze të martën në mbrëmje në Parc des Princes...
The Goal of the Week results are in - and it's good news for Leo Messi ?#UCLGOTW | @Heineken | #UCL pic.twitter.com/MlnocL2eKF
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 30, 2021
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: