UEFA pezullon pjesëtarin e stafit të Vllaznisë për sjelle raciste

UEFA pezullon pjesëtarin e stafit të Vllaznisë për sjelle raciste

18:28, 29/09/2021

Një pjesëtar i stafit të Vllaznisë në futbollin për femra është pezulluar nga UEFA për sjellje raciste.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në përballjen që skuadra shkodrane luajti në Ligën e Kampioneve për femra, duelin prestigjioz kundër Juventusit në Itali.

Sipas UEFA-s, pjesëtari i stafit teknik të klubit Vllaznia, Sami Shoshi, ka bërë gjeste raciste gjatë sfidës së kthimit që u zhvillua në Torino dhe ku ekipi vendas fitoi me shifrat 2-0.

Nuk bëhet e ditur se në cilat rrethana është konstatuar sjellja raciste e pjesëtarit të stafit të vajzave kuqeblu, por masa ndëshkimore ka qenë ndër më të ashprat.

Shoshi është ndëshkuar me 10 ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet e UEFA-s ku ai mund të marrë pjesë.

Një dënim i rrallë për një ngjarje që ngre shumë pikëpyetje pas një sfide që në Shkodër e cilësuan me të drejtë si historike dhe e trajtuan si të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco