Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Ja pse Cristiano Ronaldo do të shkruajë sot histori në Ligën e Kampionëve

Ja pse Cristiano Ronaldo do të shkruajë sot histori në Ligën e Kampionëve

14:07, 29/09/2021

Një tjetër natë historike për Cristiano Ronaldo në historinë e Ligës së Kampionëve.

Sonte në ‘Old Trafford’ në ndeshjen kundër Villarreal, në ndeshjen e 2-të të grupeve të Ligës së Kampionëve, ai do të bëhet lojtari me më shumë ndeshje (178) në Ligën e Kampionëve.

Në moshën 36 vjeçare ylli portugez sigurisht në rast se ai luan do të lërë pas Iker Casillas (177), Xavi Hernandez (157), Messi (149) dhe Raul (142).

Cristiano Ronaldo është gjithashtu golashënuesi më i mirë i turneut me 135 gola.

 Ai ka shënuar kundër 36 kundërshtarëve të ndryshëm në UCL dhe Villarreal mund të jetë viktima e tij e 37 -të, duke barazuar Lionel Messin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco