Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Varane shpjegon vendimin për t'u larguar nga Real Madrid

Varane shpjegon vendimin për t'u larguar nga Real Madrid

12:34, 29/09/2021

Raphael Varane ishte një nga largimet e bujshme të Realit të Madridit në merkaton e kësaj vere. Pas Sergio Ramos edhe qëndërmbrojtësi francez vendosi të braktisë “anijen” merengues duke u transferuar te Manchester United për shifrën e 40 milionë eurove. Varane i cili kishte vetëm edhe një vit kontratë me Los Blancos në një intervistë ka shpjeguar vendimin e tij se përse u largua nga madrilenët.

“Ka qenë një proces i gjatë, nuk ka qenë një vendim i marrë nga një ditë në tjetrën. Më është dashur të mendohem mirë. Doja të largohesha në mënyrën më të mirë nga Los Blancos. Te Reali kam dhënë gjithçka dhe për këtë arsye kërkoja një sfidë të re, emocione të tjera, për këtë arsye zgjodha të isha pjesë e një kampionati fantastik si Premier League. Këtu klubet ashtu si në Madrid presin shumë nga afrimet e reja dhe presioni është maksimal. Ashtu si edhe te Reali edhe te Manchester United duan të fitojnë gjithmonë dhe dy rezultatet e tjera si barazimi, ashtu edhe humbja konsiderohen rezultate negative”, deklaroi Varane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco