Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Griezmann flet pas golit të shënuar me Atletico-n: Fillimi im i sezonit ka qenë i vështirë, mund të...

Griezmann flet pas golit të shënuar me Atletico-n: Fillimi im i sezonit ka qenë i vështirë, mund të...

11:32, 29/09/2021

Mbrëmje fantastike për Antoine Griezmann dhe Atletico Madrid. I futur në fushën e lojës si zëvendësues në ndeshjen kundër Milanit, sulmuesi francez ishte autor i golit të barazimit (minuta 84) për klubin madrilen para se Luis Suarez t’i dhuronte fitoren në momentet e fundit (1-2). Pas ndeshjes në të cilën rezultoi vendimtar, Griezmann foli për mikrofonin e “BeIN Sports” në fund të takimit, ku u shpreh”

" Ndihem mirë! Fillimi im i sezonit nuk ka qenë i mirë për mua. Isha në stol dhe është e vështirë sepse dëshiron të luash, por unë jam i lumtur me fitoren dhe golin, ndihem mirë.

Ishte e vështirë, pasi është një stadium dhe ekip i komplikuar për të luajtur. Fundi i ndeshjes nuk ishte i lehtë, por ne gjetëm hapësirën për të shënuar dhe për të fituar. Kisha nevojë për një mbrëmje të tillë. Mund të përmirësohem ende dhe ky gol do të më japë besim," u shpreh Griezmann.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco