U dëmtua në derbin me Tottenhamin, konfirmohet mungesa e gjatë e Granit Xhakës

U dëmtua në derbin me Tottenhamin, konfirmohet mungesa e gjatë e Granit Xhakës

17:09, 28/09/2021

Lajm i keq për Arsenalin në lidhje me gjendjen fizike të Granit Xhakës.

Pas ekzaminimeve më të detajuara është konfirmuar dëmtimi i rëndë i mesfushorit shqiptar gjatë një përplasjeje në derbin e Londrës Veriore përballë Tottenmhamit.

29-vjeçari, sipas mjekëve të “Topçinjve”, ka pësuar këputje të ligamentit të brendshëm në gjurin e tij të djathtë.

Për rrjedhojë parashikohet një ndalesë prej rreth 6-8 javësh.

Kjo do të thotë se Xhaka do të mund të kthehet në fillim të muajit dhjetor, duke humbur shumë ndeshje në Premier League, në Champions apo në eliminatoret e Botërorit të muajve tetor dhe nëntor me Zvicrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco