Përforcimi më i shtrenjtë i Manchester Cityt në të gjitha kohërat Jack Grealish u detyrua të largohet nga apartamenti ku qëndronte, pasi fansat zbuluan se ku jetonte.
Jack Grealish dhe e dashura e tij Sasha Attwood duhej të linin apartamentin në të cilin ishin vendosur kohët e fundit pasi lojtari i Anglisë u transferua në Mançester dhe u bë lojtar i “Qytetarëve”.
Problemet u shfaqën kur tifozët zbuluan adresën e yllit anglez të futbollit, kështu që Grealish vendosi të linte apartamentin për sigurinë e familjes.
Mediat angleze deklarojnë se Grealish i pëlqente apartamenti i ri, por fansat nisën të mblidheshin pranë banesës sw tji dhe kjo ishte arsyeja e shpërnguljes.
Tifozët që u mblodhën fillimisht janë ata që janë të entuziazmuar me anësorin e City -t, por vetë Grealish ka frikë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.
Vajza Sasha Attwood, kujtojmë, ishte viktimë e dhunës në mediat sociale pas Kampionatit Evropian këtë verë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: