Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka mbërritur në vendlindje pas triumfit mbrëmjen e së shtunës ndaj britanikut Anthony Joshua, duel i zhvilluar në Londër.
Kampioni i ri i botës në peshën e rëndë është pritur si hero kombëtar në aeroport. Dhjetra fansa kishin mbërritur në aeroport për ta mirëpritur dhe përshëndetur, atmosferë e ngrohtë që Usyk i kishte munguar të shtunën në Londër. Usyk ka shpërndarë doreza të autografuara dhe zhvilluar fotografi me fansat e tij.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: