Lacio mundi Romën në derbin e kryeqytetit të Italisë në një sfidë dramatike ku u shënuan plot 5 gola.
Goli i dytë për Lacion u shënua nga sulmuesi spanjoll, Pedro, i cili festoi para fytyrës së Murinjos i cili e largoi nga Roma këtë merkato vere. 34-vjeçari ka hyrë në histori duke u bërë lojtari i parë që shënon gol me të dyja skuadrat në derbi.
Pedro ishte pjesë e Romës sezonin e kaluar, dhe i shënoi Lacios në derbin e luajtur në maj. Spanjolli i bashkohet emrave të Alesandër Kolarov dhe Arne Selmoson.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: