Francezët buzëqeshin përsëri, Messi rikthehet në ndeshjen kundër...

Francezët buzëqeshin përsëri, Messi rikthehet në ndeshjen kundër...

12:54, 27/09/2021

Më në fund një lajm i mirë për Lionel Mesin. Ylli argjentinas ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.

34-vjeçari mungoi në dy sfidat e PSG-së në kampionat si pasojë e një dëmtimi gju, por problemi si duket është hedhur pas krahëve dhe Mesi pritet të jetë gati për në Ligën e Kampionëve.

Parisienët do të kenë një sfidë mjaft të vështirë mbrëmjen e nesërme aty ku do të presin në ‘Park D’Princ’ rivalët e Mançester Sitit. Ndërkohë në stërvitje ishin të pranishëm dhe Nejmar  e Mbape, teksa mungon Serxho Ramos që nuk ka debutuar ende me fanellën e parisienëve.

Një lajm i mirë ky për trajneri Poçetino i cili gjen yllin e skuadrës për kompeticionin më të rëndësishëm Europian, aty ku Mesi ka vendosur jo pak rekorde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco