Pioli krenohet me ekipin e tij: Ky Milan mund këdo, ne do të shkruajmë historinë në...

Pioli krenohet me ekipin e tij: Ky Milan mund këdo, ne do të shkruajmë historinë në...

12:33, 27/09/2021

Stefano Pioli vijon të jetë protagonist i statistikave. 16 pikë në 6 ndeshje. Kjo është hera e tretë në histori që Milani ka një ecuri të tillë në kampionat pas sezoneve 2003- ’04 dhe 2020-’21. Edhe vjet ai ishte në krye, por në konferencë për shtyp mendon vetëm për aktualitetin.

Sa peshon fitorja me Specian?

Shumë sepse më tregoi edhe një herë se sa vuajtje nevojiten për të marrë tri pikë në këtë kampionat. Specia mbyllej mirë dhe sulmonte shpejt, por nuk ndalëm së besuari dhe ditëm të ngremë ritmin në momentet e duhura.

Djemtë luajtën me mish e me shpirt, pavarësisht se disa si Rebiçi apo Leao janë të sfilitur. Fatmirësisht në stol kam alternativa dhe do të kem nevojë për të gjithë. Me kaq shumë zëvendësime e zëvendësues kemi më tepër mundësi për fitore.

Sivjet shumë gola po vijnë nga fantazistët…

Po punojnë shumë për skuadrën dhe kanë të njëjtën vendosmëri në të dyja fazat. Ishte ndeshje e ndërlikuar e kjo bën që fitorja të jetë edhe më e rëndësishme. Luajtëm mirë, por jo shumë mirë, çka tregon karakterin e këtyre djemve.

Pra, kjo është shenjë personaliteti?

Nuk duhet harruar se çfarë moshe ka kjo organikë. Kam në grup profesionistë të cilët besojnë te cilësitë e tyre dhe te mënyra jonë e lojës. Nuk duhet ta humbasim përulësinë, aq më tepër tani që pritshmëritë janë rritur. Nga sjellja e tyre ndjej se duhet të kem bes

Përse vendosët ta zgjeronit në gjerësi ekipin gjatë pjesës së dytë?

Sepse dëshironim që të sulmonim me sa më shumë lojtarë pas shpinës së rivalit. Kështu do të kishim më tepër shanse për ta sulmuar thellësinë. Në pjesën e parë nuk e prishëm shpesh skemën e kundërshtarëve, ndërsa në të dytën u rritëm në këtë aspekt. Edhe në prapavijën tonë nuk është se vuajtëm shumë.

Si ju duket djaloshi që shënoi golin e parë të ndeshjes?

Danieli ka talent, teknikë dhe e lexon mirë zhvillimin e lojës. Duhet të jetë pak më i shpejtë në zgjedhje e në lirimin nga markimi. Një vit më parë luante si 9 fals në Europë kundër Rio Aves. Ka punuar shumë në këto muaj dhe ndaj Specias luajti në rolin e tij duke shënuar një gol të bukur. Është i ri dhe mund të rritet për të na dhënë më tepër në të ardhmen.

Çfarë emocioni është për ambientin kur goli vjen nga një Maldini?

E dimë të gjithë çfarë përfaqëson mbiemri i tyre në historinë e Milanit. Kam qenë vetë lojtar i Çezares në U-21 italian dhe kam luajtur me Paolon. Sot hodha në fushë Danielin e te Milani jemi të gjithë të lumtur falë suksesit në një fushë të vështirë.

Para dhe pas ndeshjes, si e patë Paolo Maldinin?

Paolo me drejtorin Masara vijnë gjithmonë në stërvitjen që paraprin ndeshjen dhe e kuptojnë se kush do të luajë. Janë drejtues të nivelit të lartë e nuk flasin kurrë për zgjedhjet. Besoj se Paolo ka qenë i emocionuar sepse përveç përgjegjësive si drejtor, ka edhe emocionet e prindit. E përshëndeta kur mbaroi ndeshja. Ishte i lumtur për fitoren e për golin e të birit.

Gjendja e të dëmtuarve cila është?

Nuk e di, do të shohim në ditët në vijim. Me këtë shpirt gare e me këto burime që kemi do ta përballojmë situatën sido që ajo të paraqitet. Të martën nevojitet një provë niveli nga ana jonë sepse Atletiko është një skuadër që mund të të godasë në çdo moment.

Keni ndonjë mesazh për tifozët?

"I falënderojmë për ngrohtësinë dhe uroj t’i kemi sa më të shumtë në numër pranë nesh.Milani do shkruajë historinë në futboll, ju premtoj këtë",u shpreh Pioli në intervistën për shtyp.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco