A do të luaj Dybala kundër Chelsea-t? Allegri tregon gjithçka

A do të luaj Dybala kundër Chelsea-t? Allegri tregon gjithçka

15:48, 26/09/2021

Titullar kundër Sampdoria-s këtë të diel (3-2) , Paulo Dybala kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 10-të me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Por vetëm disa minuta më vonë, argjentinasi u dëmtua dhe u detyrua t’i hap rrugë Dejan Kulusevskit, teksa u largua nga fusha e lojës me lot në sy.

Jashtë fushave muajt e fundit, Dybala, i cili kishte kapur formën ditët e fundit, nuk do të luaj në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Chelsea. “Alvaro Morata dhe Paulo Dybala nuk do luajnë kundër Chelsea-t dhe as kundër Torino-s, ” tha trajneri i Torinos, Massmiliano Allegri në një konferencë për shtyp. Juventusi nuk e ka komunikuar ende kohëzgjatjen  e mungesës së “La Joya-s”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco