VIDEO/ Ronaldo nuk di të ndalet, realizon golin e katërt në tre ndeshje

VIDEO/ Ronaldo nuk di të ndalet, realizon golin e katërt në tre ndeshje

16:16, 19/09/2021

Ronaldo e ka treguar gjithmonë se është më i miri në fushë.

Pas debutimit me 2 gola në kampionat dhe golit në Ligën e kampioneve, ndaj Uest Hem sulmuesi tregoi përsëri vlerat e tij. Skuadra ishte në vështirësi pasi gjendej në disavantazh, por në minutën e 35-të të takimit, Ronaldo u tregua i aftë të shtynte përsëri sferën në rrjetë.

Pas një harkimi në zonë, ai tentoi katërkëndorin por u ndal nga portieri. Gjithsesi ai ndoqi aksionin dhe shtyu sferën në rrjetë për të vulosur barazimin e përkohshëm 1-1. Katër gola në tre ndeshje nuk janë pak dhe te Mançester Junajtid po kuptojnë se kanë bërë një lëvizje të shkëlqyer në merkato duke kthyer sulmuesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco