Skënderbeu luan ndaj Partizanit ndeshjen e radhës në kampionat.
Pas humbjes kundër Tiranës, korçarët synojnë të marrin një rezultat pozitiv në sfidën ndaj të kuqve.
Në këtë takim delikat bardhekuqtë duhet të bëjnë pa Zguron, i cili është i pezulluar nga kartoni i kuq që mori ndaj bardhebluve. Përveç Zguros, trajneri Memelli i ka bërë llogaritë edhe pa Shalën, vazhdon të mos jetë pjesë integrale e ekipit.
Në kushte të tilla duket se ka filluar të mendojë për zgjidhjen e hapësirave në ekip. Në të majtë të mbrojtjes pritet të spostohet Vrapi, ndërsa Mensahu do të bashkohet me sulmin së bashku me Bismarkun.
Ky është plani i veprimit që po bën Memelli për ndeshjen e radhës© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: