Rekord penalltish në ndeshjen Sevilla-Salzburg, Manchester Unidet mbetet me 10 lojtarë

Rekord penalltish në ndeshjen Sevilla-Salzburg, Manchester Unidet mbetet me 10 lojtarë

19:42, 14/09/2021

Kanë startuar në orën 18:45, dy sfidat e parë të grupeve, në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. Padyshim që e gjithë vëmendja do të jetë te Mançester Junajtid i Kristiano Ronaldo, që do të zbresë në fushë për t’u përballur ndaj Jang Bojsit në transfertë.

Kjo përballje është e vlefshme për grupin F të Champions-it. Trajneri Solskjaer ka hedhur në fushë gjithë artilerinë e rëndë. Emra të frikshëm si Kristiano Ronaldo, Pogba, Sanço, Bruno Fernandez, do të zbresin në fushë nga minuta e parë, teksa do të kërkojnë ta nisin këtë kompeticion të magjishëm me këmbën e mbarë.

Përballja tjetër e orës 18:45 është ajo mes Sevijas dhe Salcburgit. Spanjollët vijnë si favoritë në letër, përballë austrikavëve që do të tentojnë të bëjnë surprizën në këtë javë të mirë.

REZULTATET LIVE:

JANG BOJS – MANÇESTER JUNAJTID 0-1

Kristiano Ronaldo 13′

SEVIJA – SALCBURG 1-1

Rakitiç 42′ (p) / Adejemi 13′ (penallti e humbur), Suçiç 21′ (p)

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco