Handanoviç shpërthen ndaj zërave kritik: Ata që flasin...

Handanoviç shpërthen ndaj zërave kritik: Ata që flasin...

17:08, 14/09/2021

Saimir Handanoviç është vënë përballë kritikave para ndeshjes me Real Madrid.

Portieri nuk ka shfaqur formën e tij më të mirë dhe kjo gjë ka revoltuar tifozët të cilët kanë vërshuar me komente negative ndaj portierit.

Por kapiteni i zikaltërve u ka dhënë sot përgjigje këtyre kritikave, në fjalët e tij para ndeshjes me madrilenët.

“Varet nga kush kritikon dhe në cilën mënyrë e bën. Ka shumë njerëz që flasin e nuk dinë çfarë do të thotë të bësh portierin, ose nuk ka qenë kurrë në portë. Mendoj se e di kur dikush gabon e kur jo. Ka gabime individuale dhe gabime skuadre. Nuk ka një problem vetëm nga kjo pikëpamje, apo mbi mua në veçanti”, ishin fjalët e Handanoviç, duke treguar se nuk shqetësohet nga këto zëra kundër tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco