Një problem i ri për Barcelonën, klubi mbetet pa sponsorin kryesor të Rakuten

Një problem i ri për Barcelonën, klubi mbetet pa sponsorin kryesor të Rakuten

12:43, 14/09/2021

Kompania japoneze e-commerce do të ndalojë sponsorizimin e klubit katalanas në fund të sezonit.

Rakuten dhe Barcelona filluan bashkëpunimin në 2017 duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare sipas së cilës kompania japoneze pagoi 55 milionë euro në sezon për mbishkrimin e sponsorizimit në fanellë.

Bashkëpunimi u zgjat për sezonin 2021/2022, por shuma e sponsorizimit u zvogëlua në 30 milionë euro.

Sidoqoftë, nga vera e ardhshme, Barça do të mbetet pa ato 30 milionë, duke pasur parasysh se drejtuesit e Rakuten vlerësuan se largimi i Lionel Messit ka zvogëluar popullaritetin e klubit aq shumë saqë nuk është më e vlefshme që ata të jenë sponsor.

Për të mos i dhënë fund telasheve, sponsori tjetër i madh i klubit katalanas, prodhuesi turk i artikujve të bardhë Beko, do të ndalojë sponsorizimin e Barcelonës në fund të vitit.

Kjo do të thotë që Joan Laporta do të ketë duart plot për të gjetur sponsorë të rinj të cilët do të jenë po aq bujarë sa Rakuten dhe Beko, dhe mediat spanjolle gjithashtu përmendin mundësinë e dhënies së të drejtave për emrin e stadiumit një prej kompanive të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco