Longo: E prisja këtë fitore, kam skuadër shumë të fortë

Longo: E prisja këtë fitore, kam skuadër shumë të fortë

17:11, 12/09/2021

Trajneri i Kukësit Diego Longo foli me superlativa për skuadrën e tij pas suksesit 1-3 në fushën e Egnatias. Italiani u shfaq optimist në intervistën pas ndeshjes për vazhdimësinë e sezonit.

“E prisja këtë fitore sepse kemi punuar shumë mirë. Jam me fat sepse kam skuadër shumë të mirë. Jemi stërvitur fort dhe kur e bën këtë është shumë e thjeshtë të bësh në fushë atë që ke përgatitur. Na pëlqen të mbajmë topin dhe të kontrollojmë ndeshjen, kemi lojtarë që mund ta bëjnë këtë dhe e shijojnë. Është diçka ndryshe, por shumë e mirë. I kam parë të gjitha ndeshjet e tjera”.

“E kam përgatitur ndeshjen, duke parë Egnatian në miqësoret e shkuara. Kam parë organizim shumë të mirë te kundërshtarët dhe për këtë duhet të përgatitemi shumë fort për të arritur në nivele të larta“, tha Longo për Super Sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco