Fitore dramatike e Atletico-s, 'Los Colchoneros' mundin me përmbysje Espanyol-in

Fitore dramatike e Atletico-s, 'Los Colchoneros' mundin me përmbysje Espanyol-in

16:56, 12/09/2021

Ndeshja e parë pas kualifikueseve të Botërorit për kampionët e Spanjës, Atletico Madrid  dhe ndeshja e parë për Griezmann, kundër Espanyol-it të Keidi Bares.

“Los Colchoneros” arritën një fitore dramatike 2-1 me përmbysje ndaj bardhebluve.

Atletico ishte më dominuese në pjesën e parë, por Raul de Tomas, me një goditje me kokë nga këndi i dha avantazhin Espanyol-it(1-0, 40 ').

Me t'u kthyer nga dhomat e zhveshjes, Diego Simeone bëri tri ndryshime në formacion, duke hedhur në fushë Kondogbian, Lodi dhe Lemar.

Atletico mori kontrollin e ndeshjes dhe një gol iu anulua Thomas Lemar. Pas shumë përpjekjeve ishte Yannick Carrasco ai që barazoi rezultatin (1-1, 79).

“Colchoneros” arritën të krijonin shumë raste për gol, por u desh të vinte minuta e 90 + 9 (gjyqtari kishte dhënë 10 minuta shtesë) që Lemar t'i dhurojë fitoren skuadrës së tij!

Kështu, Atlético është lider i kampionatit, në pritje të rezultatit të ndeshjeve të tjera të javës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco