Gol në sekondën e 37-të, start i çmendur i bluve të Shkëmbit

Gol në sekondën e 37-të, start i çmendur i bluve të Shkëmbit

14:06, 12/09/2021

Sfida mes Kastriotit dhe Dinamos e vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore ka startuar në orën 13:45.

“Nëndetësja” blu rikthehet të militojë në elitën e futbollit shqiptar pas 9 vitesh mungesë, teksa do të tentojë ta nisë me këmbën e mbarë, përballë krutanëve të trajnerit Ndreu.

Kastrioti dhe Dinamo janë përballur 20 herë me njëra-tjetrën, nga 8 herë kanë fituar secila, ndërkohë 4 takime janë mbyllur në barazim.

Ndërkohë që ndeshja e sotme nisi ashtu siç nuk pritej.

Ishte sulmuesi, Çinedu , që goditi saktë me kokë pas harkimit të Gavazajt në sekondën e 37-të,duke sjellë festë tek blutë.

.Trajneri Shkëmbi ka në dispozicion kontingjentin e plotë, duke hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.

Ndërkohë, krutanët do të vuajnë mungesa të rëndësishme për shkak të problemeve fizike të disa lojtarëve, pikërisht mesfushorëve Ruben Silva dhe Edon Hasani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco