Murinho konfirmon lajmin: Pellegrini do vazhdojë të jetë kapiten i Romës, unë e dua shumë atë!

Murinho konfirmon lajmin: Pellegrini do vazhdojë të jetë kapiten i Romës, unë e dua shumë atë!

13:32, 12/09/2021

Lorenzo Pellegrini do vazhdojë kontratën me Romën.

Mourinho vazhdon të insistojë se kontrata e lojtarit me Romën që përfundon në verën e vitit 2022 nuk është një çështje.

“Çdo ditë që kalon është më afër nënshkrimit të kontratës. Zakonisht është e kundërta, por jo me Lorenzon. Nuk ka asnjë histori në këtë”, tha Mourinho.Trajneri i Romës e ka pranuar publikisht se e do shumë lojtarin dhe situata është afër përfundimit.“Unë e dua atë shumë, Roma e dëshiron atë dhe Lorenzo dëshiron të qëndrojë me ne.

Situata është afër përfundimit të mirë”, tha Mourinho që vazhdoi me një deklaratë të fortë edhe për agjentin e lojtarit.“Agjenti i tij po përpiqet të bëj më të mirën, por nëse nuk rinovon atëherë unë do ta jap adresën e tij të shtëpisë dhe tifozët do të shkojnë tek shtëpia e tij për të protestuar”, tha Mourinho duke qershur.

Tutje trajneri portugez foli me seriozitet duke thënë se Pellegrini është i kënaqur me projektin e Romës dhe ka zbuluar edhe dy kapitenët e tjerë të Giallorosëve.“Seriozisht, Pellegrini është shumë i kënaqur me projektin e Romës.

Ai është kapiteni ynë dhe do të jetë kapiten edhe për shumë vite. Ai duhet të jetë kapiten i së sotmes dhe i së nesërmes.

Jam i bindur se do të nënshkruajë dhe do të jetë kapiten i Romës për shumë vite, ndërsa pas tij vinë Mancini e Cristante”, deklaroi Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco