FORMACIONE ZYRTARE/ Ja si rreshtohet Interi në ndeshjen e sotme kundër Sampdorias

FORMACIONE ZYRTARE/ Ja si rreshtohet Interi në ndeshjen e sotme kundër Sampdorias

12:20, 12/09/2021

Kampionët zikaltër do të zbresin në fushë në orën 12:30, ku do të përballen në transfertë ndaj Sampdorias, në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Serisë A.

Interi është favorit në këtë duel pasi ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Sampdorias.

Humbja e tyre e vetme erdhi në ndeshjen e janarit të kaluar që u mbyll me shifrat 2-1 .

Trajneri Inzagi, ka vendosur t’i mbetet besnik titullarëve të ndeshjes së fundit ndaj Veronës, teksa i vetmi ndryshim është aktivizimi i Di Markos nga minuta e parë, i cili do të formojë treshen e mbrojtjes me De Vraj dhe Shkrinjar, në mungesë të Bastonit.

Në krahun tjetër Sampdoria, kundërpërgjigjet me një dyshe veterane në majën e sulmit, bëhet fjalë për Kuajarela-Kaputo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco