VAR-i ishte ai që ndali buzëqeshjen në fytyrën e Gjimshitit dhe të tifozëve të pranishëm.
Pas rishikimit të pamjeve, arbitri kryesor i ndeshjes anulon golin e lojtarit të Kombëtares kuqezi, duke akorduar pozicion jashtë loje të një prej lojtarëve të tjerë të Atalantës.
Umerto Marino, pas ndeshjes ka shprehur zemërimin ndaj arbitrit duke e cilësuar anulimin golit si të pa logjikshëm:
“Dikush duhet të na i shpjegojë këto episode. Bëjmë takime, diskutojmë dhe pastaj janë disa episode që nuk kanë logjikë. Dikush duhet të thotë diçka, është e pajustifikueshme të mos kesh interpretimin e këtyre episodeve.
Për golin e anuluar na thanë se Zapata mund të ndërhynte. Përse e japin këtë prekje të topit me dorë të Maehle nëse ndaj Bolonjës nuk e dhanë? Ka kaos, interpretim të lirë, nuk ka një shpjegim logjik. Topi po del jashtë, dikush duhet të thotë si janë gjërat.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: