Mposhti i ‘vetëm’ Newcastel, Ronaldo komenton debutimin në ‘Old Trafford’

Mposhti i ‘vetëm’ Newcastel, Ronaldo komenton debutimin në ‘Old Trafford’

19:54, 11/09/2021

Portugezi ka shënuar dy gola në debutimin e tij të dytë me skuadrën nga Old Trafford, derisa Djajtë e Kuq fituan me rezultat 2-1 duke kaluar në pozitën e parë

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se kthimin në Manchester United dhe “Teatrin e Ëndrrave” ishte “magjik”, me portugezin që shënoi dy gola në debutimin e tij të dytë për Djajtë e Kuq kundër Newcastle.

Portugezi është kthyer prapë në skuadër me fanellën numër 7, për herë të parë pas 12 viteve.

Ai shënoi me stil në të dy pjesë të lojës, fillimisht në pjesën e parë dhe pastaj në pjesën e dytë, derisa skuadra e Ole Gunnar Solskjaer fitoi me rezultat 4-1.

“Kthimi i imë në Old Trafford ishte një kujtim i shpejt i asaj se çfarë e njohim ne si Teatri i Ëndrrave. Për mua, gjithmonë ka qenë një vend magjik ku ju mund të arrini atë që ju e dëshironi”.

“Bashkë me të gjithë shokët e skuadrës dhe me mbështetjen e fortë që morëm nga tribunat, ne përballemi me një rrugë që është e mbushur plot besim dhe optimizëm dhe kjo shihet edhe në fund kur festuam së bashkë”.

“I lumtur që jam kthyer në Man.United dhe luajë në Premier Ligë përsëri, por para se gjithash, i lumtur se po e ndihmojë këtë skuadër”.

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco