Mesfushori Kombëtares Bajrami shënon golin e parë në Seria A

Mesfushori Kombëtares Bajrami shënon golin e parë në Seria A

18:09, 11/09/2021

Nedim Bajrami ka shënuar golin e parë në Serinë A me fanellën e Empolit. Futbollisti shqiptar u ndal nga traversa në ndeshjen kundër Lacios, ndërsa dhuroi asist në po atë përballje. Gjithashtu edhe në fitoren kundër Juventusit, goli do të vinte pas goditjes së tij.

Pak nga aftësitë që i zotëron na i tregoi edhe në përballjet e Shqipërisë kundër Hungarisë dhe San Marinos. Goli i parë i Bajramit në Serinë A u shënua ndaj Venecias duke tundur rrjetën në minutën e fundit nga 11-metrat, por kjo nuk e shpëtoi ekipin nga humbja pasi u mund në shifrat 1-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco