Tirana e nis me fitore, Shehi: Largimet na krijuan boshllëk, VAR-i është i domosdoshëm

Tirana e nis me fitore, Shehi: Largimet na krijuan boshllëk, VAR-i është i domosdoshëm

16:22, 11/09/2021

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas triumfit 4-2 ndaj Skënderbeut në shtëpi.

Në lidhje live për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku durrsak ndër të tjera u shpreh:

“Tirana është e njëjtë, pavarësisht se ndryshojnë nga fraksioni në fraksion. Në pjesën e parë kishim vështirësi, gabuam në vendosje të goli i pësuar. Në pjesën e dytë gabuam edhe në metodën e lojës. Sa më shumë të shënojmë aq më mirë. Jam i kënaqur.

Jam i kënaqur si në fazën difensivë dhe në atë ofensive. Më vjen mirë që Ngo shënoi dopietë dhe shpresoj të vazhdojë kështu.

Jemi difiçit me kontingjentin, për shkak të largimeve në momentet e fundit. Ato na lanë një boshllëk. Mendoj që do të fokusohemi te kontingjenti që kemi. Shpresoj që të arrijnë sa më shpejt Giamfi dhe Danso për t’i kompletuar.

Pas pjesës së parë ndryshuam, për të mbyllur hapësirat që kishim. Behiraçe rrezikonte të ndëshkohej me të kuq. Manovra jonë ishte të shtynim nga krahët. Në pjesën e dytë bëmë mirë. Mungesa e një lojtari ndikon. Me direktivat mbas pjesës së parë, mendoj që përmirësuam. Pësuam shumë shpejt, nuk kishim kohë as për të festuar. Duhet të jemi pak më shumë agresivë.

Është një kampionat shumë i luftuar, për shkak edhe të organikës së skuadrave. Janë 6 ose 7 pretendentë. Nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër në kampionat. Ai që do të gabojë më pak dhe do të ketë vazhdimësi do t’ia dalë të jetë në krye. Ky është opinioni im për këtë kampionat.

Para disa ditësh FSHF na mblodhi për na shpjeguar VAR-in, i cili ndihmon shumë në futboll. Gjyqtarët dy sy kanë, edhe mund të gabojnë. VAR-i është i domosdoshëm. Duhet t’i kuptojmë edhe ne gjyqtarët, se e kanë për herë të parë”, u shpreh Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco