U dënua për dhunë ndaj ish-gruas së tij, Kevin Boateng i del kundër vëllait: Nuk kam asnjë lidhje me të

U dënua për dhunë ndaj ish-gruas së tij, Kevin Boateng i del kundër vëllait: Nuk kam asnjë lidhje me të

14:00, 11/09/2021

Moment i vështirë për Jerome Boateng, ish-mbrojtësin e Bayern Munich, i cili iu bashkua Lyon-it këtë verë. Mbrojtësi u akuzua dhe u dënua për dhunë ndaj ish-gruas së tij. Gjykata e Mynihut vendosi që ai të shpallet fajtor për lëndime trupore në dëm të ish-partneres, duke e detyruar atë të paguajë një gjobë prej 1.8 milionë euro. Domethënë nga 30.000 euro në ditë, për 60 ditë.

Image

Siç raporton “Spox”, vëllai i tij Kevin-Prince, një ish-lojtar historik i disa klubeve në Serie A, gjithashtu komentoi historinë: “Unë jam distancuar nga Jerome prej një kohe të gjatë tashmë. Personalisht e vlerësoj dhe respektoj ligjin gjerman, e urrej dhunën ndaj grave. Nuk identifikohem me veprimet e vëllait tim, prandaj nuk kam asnjë lidhje me të”.

Kujtojmë që Kevin-Prince Boateng ka qenë gjithmonë shumë aktiv në çështjet që lidhen me të drejtat e njerëzve dhe mbi të gjitha me racizmin dhe dhunën në përgjithësi. Dhe tani, me sa duket, ka bërë “hasha” edhe vëllain për këtë gjë. Disa veprime thjesht dënohen, nuk mirëkuptohen dhe justifikohen…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco