Lajmi i fundit

Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese

Theu rekordin e Pele në festën e Kupës së Amerikës, Messi : Është moment fantastik

Theu rekordin e Pele në festën e Kupës së Amerikës, Messi : Është moment fantastik

10:35, 11/09/2021

Lionel Messi vazhdon të shkruajë me germa të arta emrin e tij në legjendën e futbollit. Këtë herë nuk i mbajti dot lotët kapiteni i Argjentinës, i cili shënoi tre gola kundër Bolivisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

I dhuroi fitoren e rëndësishme “Albiçelestëve”, por mbi të gjitha arriti të parakalonte Pelenë si lojtari me më shumë gola me kombëtaret në “Amerikën e Jugut”. “Pleshti” tani ka 79 gola, ndërsa legjenda braziliane është ndalur në 77 gola. Sfida mes Argjentinës dhe Bolivisë u luajt për herë të parë me tifozë, edhe pse në shkallët e stadiumit u lejuan 30% e kapacitetit.

Image

Leo udhëhoqi formacionin e tij për të festuar në mënyrë sa më emocionuese dhe spektakolare edhe fitoren e Kupës së Amerikës. Ky ishte një moment shumë emocionues, aq sa sulmuesi i PSG-së nuk i mbajti dot lotët.

U pa qartazi se kritikat që nuk kishte fituar një trofe me kombëtaren e tij e kishin penalizuar dhe nuk e linin të qetë. Por në verë ai ia doli që ta fitonte trofeun e shumëpritur pikërisht në Brazil, në një finale emocionuese në shtëpinë e brazilianëve. Për këtë arsye ai thotë se nuk kishte moment më të mirë për ta fituar këtë trofe.

LOT GËZIMI – Ai ka thënë se e kishte ëndërruar shumë këtë moment dhe falë Zotit ia doli ta bënte realitet. “Sigurisht që kisha ëndërruar të fitoja me kombëtaren e Argjentinës. Falë Zotit e bëra realitet. Është një moment i rëndësishëm dhe unik për mënyrën se si ndodhi gjithçka. Pritja ishte e gjatë.

Ky është momenti më i mirë për të festuar përpara tifozëve tanë”, ka thënë mes të tjerash Leo Messi. Në fitoren kundër Bolivisë luajtën edhe dy sulmuesit e Interit, Lautaro Martinez dhe Hoakin Korrea. I pari ishte titullar dhe i dyti u fut më vonë pikërisht për të zëvendësuar shokun e skuadrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco