Martini: Luajtëm si kampionë, futbollistët duhet të jenë më të kujdeshëm në fushë

Martini: Luajtëm si kampionë, futbollistët duhet të jenë më të kujdeshëm në fushë

22:05, 10/09/2021

U luajt ditën e sotme ndeshja e parë e sezonit të ri në Kategorinë Superiore. Teuta ia ka dalë të mund me rezultatin minimal 1-0 Partizanin, falë golit të shënuar nga Gjorgjev në minutën e 18-të të pjesës së parë.

Sulmuesi përfitoi nga gafa e portierit Alban Hoxha dhe me një devijim e dërgoi topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, Partizani fiton një penallti me sistemin VAR. Gjyqtari Xhaja pas konsultimit dhe pamjeve filmike vendos të akordo një 11-m për të kuqtë, por që humbet nga Stenio Junior. Teuta ruan deri në fund rezultatin dhe del me 3 pikë nga ky takim e përballë një rivali direkt për titull. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Teutës, Edi Martini u shpreh:

Loja e Teutës? “E kam thënë edhe më përpara që kjo skuadër anën më fortë kanë forcën dhe karakterin që tregojnë në fushë. Sot luajtëm si skuadër kampione dhe ia dolëm të fitonim”.

Mbrojtja e titullit? “Është shumë shpejtë, edhe sot Partizani luajti mirë dhe na vuri në vështirës. Humbën edhe një penallti e kjo ndeshje mund të ishte mbyllur në barazim. Goli i shpejtë na bëri që të ulnim ritmin dhe kjo nuk është gjë e mirë pasi nuk është gjë e mirë”.

Sjellja e lojtarëve në fushë? “Është fakt që ne pretestojmë shumë. Aleksi ka një karakter të tillë dhe e bën edhe në stërvitje. Kallaku është kapiteni dhe i takon të kërkojë llogari te gjyqtari. Mendoj se duhet të jemi më të qetë pasi të marrësh kartona të verdhë që në ndeshjen e parë nuk është gjë e mirë pasi dëmtohet ekipi”.

Penalltia? “Si e shikoj unë këtu është pak e shpejtë dhe nuk është kamera në pozicionin e duhur”.

Teuta më e mirë vjet apo këtë vit? “Besoj se jemi më mirë se vitin e kaluar. Janë larguar portieri dhe mbrojtësit e qendrës, por ka ardhur Kallaku. Disa afrime kanë ardhur vonë dhe luajtën pak minuta sot. Kur lojtarët të jenë në formë të mirë besoj se do të krijojmë një skuadër më të mirë se sezonin e kaluar. Gjorgjev? Është një lojtar që punon shumë dhe mendoj se mund të na ndihmojë gjatë këtij sezoni.

Goli na imponoi të ktheheshim mbrapa kjo e për meritë të Partizanit. Bëmë disa gabime në mesfushë dhe ka shumë gjëra për t’u rregulluar. Ishte meritë e Partizani se si luajtëm në sot”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco