Modriç sfidon legjendat e futbollit, 36-ta është vetëm një numër

Modriç sfidon legjendat e futbollit, 36-ta është vetëm një numër

11:57, 10/09/2021

Luka Modriç festoi ditën e djeshme 36-vjetorin e lindjes dhe do ta festojë me rikthimin në “Santiago Bernabeu”. Futbolli i legjendës kroate është diçka që nuk lidhet fare me datat dhe numrat. Mjafton të krahasosh dy foto për të kuptuar formën e tij. Duket shumë më mirë tani që është 36 vjeç sesa kur ishte 26. Diçka e tillë është e qartë kur Modriçin e sheh në fushën e lojës duke bërë presing lart te kundërshtari për të rrëmbyer topin.

Me muskuj, fin dhe në një gjendje optimale. Është rezistent në çdo ndeshje. “Dëshira ime është që të tërhiqem në Madrid”, tha Modriç kur e pyetën në një intervistë në vitin 2014. Shumë legjenda nuk e kanë bërë dot realitet diçka të tillë dhe janë larguar nga Reali.

I fundit ka qenë Zinedin Zidan, por Luka nuk ndalet. Modriç do të luajë në nivel të lartë gjatë gjithë vitit si 36- vjeçar duke sfiduar edhe legjendat e tjera që janë krahasuar me “gjeniun” e Zadarit, Pirlo dhe Ksavi.

Italiani fitoi titullin kampion dhe doli nënkampion i Europës në moshën 35-vjeçare dhe mbushi 36 pak përpara finales së Berlinit.

Nga aty shkoi në Nju Jork. Ksavi gjithashtu e vari fanellën me numrin 6 në vitin 2015 kur ishte 35 vjeç, sezoni i tij i fundit me katalanasit. 

Asnjëri nuk e ka mbyllur futbollin në nivele të larta. Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë me Modriçin dhe nëse palët do të rinovojnë edhe për më tej, me Botërorin e Katarit në horizont.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco